Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Ferizaj.
Policia njofton se vajza në fjalë është goditur nga një veturë, dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë në QKUK.
“Ka ndodhur një aksident trafiku ku i dyshuari mashkull K/Shqiptar me veturën e tij ka goditur këmbësoren femër shqiptare të Shqipërisë, e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe më vonë ka ndërruar jenë në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Vozitësi i veturës me vendim te prokurorit është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje./Gazeta Sinjali/