image Aksident i rëndë në Elbasan, i vdekur një polic dhe gjashtë të lënduar

Shqipëri

Aksident i rëndë në Elbasan, i vdekur një polic dhe gjashtë të lënduar

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku ka humbur jetën një person dhe gjashtë të tjerë janë lënduar, përcjell Gazeta Sinjali.

Nga mediat në Shqipëri bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur fshatin Lazaren të Peqinit rreth orës 21:20, ndërsa në aksident janë përfshirë një kamionçinë dhe një mjeti tip “Ford”.

Tutje bëhet e ditur se viktima inicialet A.XH. është polic në burgun e Peqinit.

Ndërkaq të lënduarit e tjerë janë A.S. 53 vjeç, N.H. 60 vjeç, G.B. 60 vjeç, M.H. 30 vjeç, K.H. 27 vjeç dhe M.R. 50 vjeç.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.  /Gazeta Sinjali/