Dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta Sinjali.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 09:30, në autostradë, konkretisht në kilometrin e 36-të, Vërmicë-Prishtinë (fshati Peqan- Suharekë).
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Ka ndodhur një aksident ku janë të përfshira dy automjete (një furgon udhëtaresh dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona dhe tre të tjerë janë lënduar. Kahja e autostradës në drejtim të Prishtinës është bllokuar, automjetet po orientohen në rrugë alternative”, tha Krasniqi për Gazetën Sinjali.
Ndërkohë, mbrëmë në magjistralen Gjilan-Ferizaj në një aksident trafiku jetën e kanë humbur dy persona dhe janë lënduar dy të tjerë.