image Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, vdes 5-vjeçari

Rajon

Rajon/ Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, vdes 5-vjeçari

news image

Një fëmijë i moshës 5-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin Elbasan-Peqin.

Policia njofton se mjeti tip “Fiat” me drejtuesen shtetasen K.L., 51 vjeçe , banuese në Peqin është përplasur me mjetin “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.S., 67 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit tip “Fiat”, shtetasi i mitur L.S, 5 vjeç, banues në Peqin, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./Gazeta Sinjali/