image Aksident i rëndë ndërmjet veturës dhe motoçikletës në Gjakovë

Siguri

Aksident i rëndë ndërmjet veturës dhe motoçikletës në Gjakovë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në rrugën “Petro Ninin Luarasi” në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Ky aksident ka ndodhur ndërmjet një automjeti si dhe një motoçiklete, si pasojë e të cilit lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi i motoçikletës.

Sipas njoftimit të policisë dyshohet se deri te ky aksident ka ardhur nga pakujdesia e shoferit të automjetit i cili ishte duke lëvizur përgjatë rrugës dytësore dhe në mënyrë të pasigurt ishte kyqur në rrugë kryesore.

Gjithashtu është bërë e ditur se motoçiklisti ndihmën e parë e ka marrë në Emergjencën e Gjakovës dhe pas marrjes së ndihmës së parë është shtruar në repartin e ortopedisë për shkak të lëndimeve të rënda në këmbën e majtë.

/GazetaSinjali/