image Aksident i pazakontë në Tiranë, policia përplas të riun me motor

Shqipëri

Aksident i pazakontë në Tiranë, policia përplas të riun me motor

news image

Sonte ka ndodhur një aksident në Kombinat të Tiranës rreth orës 19.00, transmeton Gazeta Sinjali.

Mësohet se vetura e policisë është përfshirë në një përplasje me motor duke lënë të plagosur drejtuesin e motorit.

Fatmirësisht drejtuesi i motorit ka pranuar trajtimin mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 01.11.2020, rreth orës 18:55, në Kombinat, mjeti i policisë me drejtues shtetasin E.Gj., është përfshirë në një përplasje me mjetin motor me drejtues A.K., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë. /Gazeta Sinjali/