image Aksident i çuditshëm në Lipjan, 17-vjeçarja goditet nga goma e rimorkios në lëvizje

Siguri

Aksident i çuditshëm në Lipjan, 17-vjeçarja goditet nga goma e rimorkios në lëvizje

news image

Një këmbësore e moshës 17-vjeçare është lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot rreth orës 14:40 në fshatin Magurë të Lipjanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për Gazetën Sinjali se një veturë ishte duke e tërhequr një rimorkio, goma e së cilës ka dalë nga vendi gjatë lëvizjes dhe e ka goditur këmbësoren.

“Rreth orës 14:40 në fshatin Magurë është lënduar një këmbësore femër, 17 vjeçare, si pasojë e gomës së rimorkios së lehtë, e ndarë nga rimorkio, e cila e ka goditur këmbësoren. Rimorkio e lehtë ka qenë duke u tërhequr nga një automjet pikap ngjyrë e bardhë”, tha Borovci./Gazeta Sinjali/