image Aksident afër Qendrës së Studentëve në Prishtinë, ka të lënduar

Siguri

Aksident afër Qendrës së Studentëve në Prishtinë, ka të lënduar

news image

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur mëngjesin e sotëm afër Qendrës së Studentëve në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Arlinda Rexhepi, e cila nuk e ka bërë të ditur numrin e personave të lënduar.

“Më 12.09.2020 rreth orës 09:45, në kryqëzimin e rrugës “Xhevë Lladrovci – Agim Ramadani” në Prishtinë, është raportuar për një aksident  me lëndime që ka ndodhur mes dy automjeteve. Në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse të cilat janë duke u marr me rastin”, ka thënë Rexhepi.

/GazetaSinjali/