image AKR shpreson se do t’i ketë tre deputetë, aq sa edhe Nisma

Kosovë

Zgjedhje/ AKR shpreson se do t’i ketë tre deputetë, aq sa edhe Nisma

news image

Fatmir Matoshi, nga AKR-ja ka thënë sot se pret që pas rinumërimit të votave koalicioni NISMA-AKR-PD ta kalojë pragun.

Matoshi në T7 tha se janë në pyetje 60 deri në 70 vota që ky koalicion ta kalojë këtë sfidë.

I bindur se AKR bashkë me Nismën do të jenë në Kuvend, Matoshi ka thënë se partia që ai i takon do të ketë tre deputetë, po aq sa do të jenë edhe nga partia e Fatmir Limajt.

Nëse AKR nuk do të ketë tre deputetë, atëherë për dy Matoshi është mese i sigurt.