image AKR-së i mbetet hatri që Haxhi Shala u emërua shef i grupit parlamentar të Nismës

Kosovë

Reagim/ AKR-së i mbetet hatri që Haxhi Shala u emërua shef i grupit parlamentar të Nismës

news image

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka reaguar me një postim përmes rrjetit të tij social në Facebook, ku ka thënë se AKR do ta shqyrtojë bashkëpunimin me Nismën, pas emërimit të Haxhi Shalës si shef i grupit parlamentar të koalicionit Nisma- AKR në Kuvend.

“Aleanca Kosova e Re nuk është konsultuar fare në këtë drejtim. Bashkepunimi yne me partinë Nisma Socialdemokrate do të shqyrtohet”, ka shkruar Zyberaj.

Sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku Haxhi Shala ka përfaqësuar grupin parlamentar të Nismës Socialdemokrate.

Ai ka bërë të ditur se sot në detyrën e re ka marrë pjesë në mbledhjen e parë të kryesisë./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/jetliri88/posts/10215905950577467