image AKR-ja e bindur se sot zyrtarizon koalicionin me LDK-në

Politikë

AKR-ja e bindur se sot zyrtarizon koalicionin me LDK-në

news image

Partive politike u kanë mbetur më pak se tetë orë kohë që të deklarojnë koalicionet parazgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Dy parti të cilat patën paralajmëruar një koalicion të mundshëm parazgjedhor janë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re.

Nga kjo e fundit besojnë se koalicioni i tyre do të zyrtarizohet sot.

Kështu ka thënë nënkryetari i AKR-së, Fatmir Matoshi, i cili tha se në listën zgjedhore të këtij koalicioni pritet që të jenë tetë kandidatë nga ky subjekt politik.

“Po besoj që po. Ne jemi në fazën finale të bisedimeve. Numri i kandidatëve të AKR-së do të jetë tetë”, tha Matoshi.

Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje edhe në adresë të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka pranuar përgjigje.

Zgjedhjet e parakohshme për Parlament të Kosovës do të mbahen më 14 shkurt të këtij viti./Gazeta Sinjali/