image AKP bashkë me Policinë ndërhyn në zyrat e “AgroKosova Holding”

Siguri

AKP bashkë me Policinë ndërhyn në zyrat e “AgroKosova Holding”

news image

Agjencia Kosovare e Privatizimit bashkë me Policinë e Kosovës kanë shkuar në zyrat e Ndërmarrjes “AgroKosova Holding” dhe u kanë kërkuar që t’i lirojnë zyret.

Mirëpo një gjë e tillë është kundërshtuar nga pronarët, që pastaj ka shkaktuar edhe përplasje me fjalë.

Pronari dhe avokati i kësaj ndërmarrjeje kanë kërkuar bazën ligjore të AKP-së për këtë veprim por nga AKP kanë thënë se “duhet të lëshoni sallën”.

/GazetaSinjali/