image AKK kërkon të lejohen punimet e komunave në infrastrukturë dhe shërbime të mirëmbajtjes

Kosovë

Letër/ AKK kërkon të lejohen punimet e komunave në infrastrukturë dhe shërbime të mirëmbajtjes

news image

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) sot i ka drejtuar një kërkesë Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Investimeve, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Me anë të kësaj letre kanë kërkuar lejimi i punimeve të Komunave në investimet infrastruktore dhe të mirëmbajtjes së shërbimeve

Në këtë kërkesë thuhet: “Në kuadër të masave kundër përhapjes së pandemisë Covid-19, janë publikuar edhe kodet e veprimtarive që lejohen dhe ndalohet puna në këtë kohë të emergjencës shëndetësore.

Me këtë rast, Komunat e Kosovës kanë disa projekte në zhvillim e të cilat kanë nisur me herët, siç janë investimet kapitale, investime në infrastrukturë, ndërtimtari dhe mirëmbajtje e të cilat sipas urdhëresës së MEPTINS-it janë të ndaluara.

Këto aktivitetet të qeverisjes lokale që nuk dallojnë nga logjika me i lejuar prodhimet ku punojnë shumë veta kokë me kokë e me e ndaluar ndërtimin dhe projektet tjera infrastrukturore të komunave.

Me këtë rast, Kryetarët e Komunave kërkojnë nga Ju që të keni në konsideratë ndryshimin e disa kodeve në NACE dhe të na lejohen aktivitetet komunale në fushën e investimeve infrastrukturore dhe të mirëmbajtjes por gjithnjë në kuadër të masave dhe standardeve të kërkuara nga IKSHP-ja në betejën kundër pandemisë Covid-19″ , thuhet ndër të tjera në Kërkesën e AKK-së nënshkruar nga Xhafer Gashi – zëvendës kryetar i AKK-së. /GazetaSinjali/