image Akili nuk arrin në gjysmëfinale, por ka ende shpresë për medalje

Sporte Luftarake

Akili nuk arrin në gjysmëfinale, por ka ende shpresë për medalje

news image

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova, nuk ka arritur që të kualifikohet për gjysmëfinale të Lojërave Olimpike Tokyo 2020.

Pas një lufte të ashpër, ai u mposht në shënim të artë nga xhudisti i Mongolisë, Tsogtbaatar Tsend-Ochir.

Megjithatë ka ende shpresë për medalje. Akili vazhdon rrugën drejt medaljes së bronztë përmes repesazhit, ku e pret Rustam Orujov i Azerbajxhanit./Gazeta Sinjali Sporti/