image Akil Gjakova ndalet në gjysmëfinale, lëndimi ia pamundëson luftën për medalje

Sporte Luftarake

Sport/ Akil Gjakova ndalet në gjysmëfinale, lëndimi ia pamundëson luftën për medalje

news image

Xhudistit kosovar Akil Gjakovës, lëndimi i pësuar në gjysmëfinale ia ka mohuar luftën për medalje në garën e Mastersit, që po mbahet në Qingdao të Kinës.

Gjakova shënoi tri fitore në kategorinë -73 kilogramë, për t’u ndalur në gjysmëfinale, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai mposhti gjermanin Anthony Zingg, pastaj rusin Musa Mogushkov, ndërsa në çerekfinale triumfoi ndaj kinezit, Saiyinjgiragala. Në gjysmëfinale pësoi lëndim për të ndërprerë luftën me japonezin, Soichi Hashimoto, kampion bote 2018.

Me pozitën e pestë, sportisti më i mirë në Kosovë për vitin 2018 fitoi 648 pikë Olimpike.

Trajneri i tij, Driton Kuka, ka sqaruar se lëndimi i pësuar ia pamundëson edhe luftën për medaljen e bronztë me Rustam Orujov të Azerbajxhanit.

Akil Gjakova sot ishte ne rrugë drejt suksesit më të madh në karrierën e tij! Ishte në ditën e tij perfekte duke mposhtur me Ippon Gjermanin Zing, Rusin Mogushkov mandej Kinezin Sayinjrigala për të ardhur më gjysëmfinale me Kampionin Botëror Hashimoto e kur ishte duke luftuar luftën shumë mirë gjatë një tentimi të Japonezit pësoj një lëndim në bërrylin e tij dhe u desh të ndërprej meçin! Fat i keq për Akilin, shpresoj që lëndimi do i kaloj shpejt! Akili nuk do të mund të luftoj as për medalje të bronztë ku do duhej të ndeshej me Azerin Orujov!”,  ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në Facebook.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10218417778693705&set=a.10200717797685242&type=3&theater

Në Mastersin e xhudos, një ditë më parë, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë, duke fituar kështu edhe 1800 pikë Olimpike për Tokio 2020, teksa Nora Gjakova u ndal në luftën e parë./Gazeta Sinjali/