Është duke u zhvilluar Grand Slami i xhudos “Abu Dhabi 2019”.
Sot nga garuesit nga Kosova është në luftë për medalje xhudisti Akil Gjakova në kategorinë -73kg.
Gjakova ka arritur ta fitoj luftën e parë, kështu duke u kualifikuar në rrethin e tretë të këtij Grand Slami.
Ai në në raundin e dytë e mposhti garuesin indian Nilesh Balhara, ndërsa në raundin e tretë Gjakova do të ndeshet me xhudistin belg, Dirk Van Tichelt.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, Majlinda Kelmendi arriti të stoliset me medaljen e artë në këtë Grand Slam në kategorinë -52 kg.
Nesër do të garojë edhe garuesja e katërt e Kosovës, Loriana Kuka./Gazeta Sinjali/