Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina vazhdon të vuaj nga ajri i ndotur edhe gjatë mbrëmjes së sotme.
Në fakt Prishtina është vendi i pestë në botë me ajrin më të ndotur. Prishtina për ajër të rrezikshëm po ia kalon edhe shumë qyteteve në Kinë e në Indi.
Tabelat informuese që janë të vendosura në kryeqytet tregojnë se ajri në Prishtinë është i rrezikshëm për banorët.
Ndërkohë shifra të njëjta tregon edhe matësi i cilësisë së ajrit në ambasadën amerikane në Prishtinë e cila tregon se ajri në Prishtinë është i rrezikshëm.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka alarmuar për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në Prishtinë. Ky institut kishte rekomanduar që të mos dilet jashtë pa arsyeje./Gazeta Sinjali/