image Ajër i ndotur e lëndime të shumta nga mjetet piroteknike, ministri Matoshi ka një kërkesë për komunat

Kosovë

Siguri/ Ajër i ndotur e lëndime të shumta nga mjetet piroteknike, ministri Matoshi ka një kërkesë për komunat

news image

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka kërkuar nga të gjitha komunat e Kosovës ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit.

Një kërkesë e tillë, sipas MMPH-së u bë për shkak të ndotjes së madhe të ajrit dhe mbrojtes së shëndetit të qytetarëve.

“Më qëllim të mbrojtjes së ajrit nga ndotja dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, përmes një shkrese zyrtare drejtuar kryetarëve të komunave të Republikës së Kosovës, ka kërkuar ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fund vitit, në hapësira publike dhe zona të banuara”, thuhet në komunikatë.

Një kërkesë e ngjashme është bërë edhe nga Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK ka theksuar se çdo fundvit së paku 100 persona lëndohen nga përdorimi i mjeteve teknike.

“Mos luani me mjete piroteknike! Statistikat flasin per minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike! Lëndimet nuk riparohen! Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve! Ndihmoni të varfërit nëse keni tepër të holla për të ble mjete piroteknike”, thuhet në postim./Gazeta Sinjali/