image Aida Dërguti reagon, por nuk e mohon se do të emërohet në një post diplomatik

Politikë

Aida Dërguti reagon, por nuk e mohon se do të emërohet në një post diplomatik

news image

Pas raportimeve se do të emërohet në një post diplomatik, ish-deputetja, Aida Dërguti ka reaguar, por nuk e ka mohuar një gjë të tillë.

Dërguti ka thënë se nuk është kontaktuar për çështjen e emërimit në post diplomatik dhe se që nga viti 2019 nuk është pjesë e PSD-së.

“Dy shpifje te Koha Ditore në këtë artikull: e para, nuk më ka kontaktuar dhe e dyta që nga viti 2019 nuk jam pjesë e PSD. Mos shpifni”, ka shkruar Dërguti.

Raportime të njëjta ka pasur edhe për Shqipe Pantinën, ish-partiaken e Dërgutit në PSD dhe LVV./ Gazeta Sinjali /