image Aida Dërguti konfirmon pranimin e ftesës nga Gjykata Themelore e Prishtinës

Politikë

Aida Dërguti konfirmon pranimin e ftesës nga Gjykata Themelore e Prishtinës

news image

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti është ftuar që të paraqitet në Gjykatën Themelore të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Aida Dërguti është futar të paraqitet në Gjykatën Themelore të Prishtinës më 4 qershor.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me ish-deputeten, Aida Dërguti, e cila tha se do të paraqitet në Gjykatë më 4 qershor.

“Po jam ftuar me 4 qershor, nuk e di kush tjetër është ftuar, por e pash në portale, nuk e di se kush tjetër përfshihet aty”, tha Dërguti për Gazetën Sinjali.

E pyetur se a do të paraqitet në Gjykatë, ajo tha se “Po po do të shkojë patjetër”.

Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës e ka ftuar edhe Kadaj-Bujupin për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në vitin 2015.

Janë rreth 20 deputetë dhe ish-deputetë të Kuvendit të Kosovës që ishin arrestuar në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. /Gazeta Sinjali