image "Ai s'o as i mësimit", flet për Sinjalin drejtori i shkollës që po dyshohet për rrahjen e nxënësit

Arsim

“Ai s’o as i mësimit”, flet për Sinjalin drejtori i shkollës që po dyshohet për rrahjen e nxënësit

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot se një nxënës i shkollës fillore “Shkëndija” në Suharekë dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht nga drejtori i shkollës, Ilmi Shala. Drejtori ka deklaruar në Polici se nuk e ka rrahur e as keqtrajtuar nxënësin, por vetëm e ka qortuar.

Përveç drejtorit të Arsimit në këtë komunë, i cili foli më parë se si ka ndodhur ngjarja, Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe drejtorin e shkollës “Shkëndija”, Ilmi Shala.

Shala ka thënë se “nuk e ka prekur me dorë nxënësin” dhe se e gjithë ngjarja ka qenë se i njëjti ka përdorur telefon gjatë procesit mësimor.

“Sa ti n’te paçe rre, qaq une. Deklaratën  e kom dhënë. Është edhe raporti i mjekëve. Ia kom marrë telefonin  e kom çu në zyre. Prindi i tij ka ardhë e më ka kërcënu. Krejt problem ka qenë me telefon. Ai s’o as i mësimit. Ai s’ka dshtë me ma dhanë telefonin, as së kom prekë me dorë. Bile i kom folë fjalë të mira. I kom thonë leje telefonin, vjen e merr mas mësimit”, tha Shala për Sinjalin.

Me vendim të prokurorit, rasti në Polici është hapur si “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe do të hetohet në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/