Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, , po shërohet pasi u infektua me koronavirus, tha të martën zyra republikane e Finlandës,.
“Mostrat e fundit të koronavirusit të Presidentit Martti Ahtisaari dhe Zonja Eeva Ahtisaari janë provuar negative dhe ata vazhdojnë të shërohen,” tha zyra në një deklaratë.
Infeksioni i Ahtisaarit u konfirmua në 23 mars.
82-vjeçari Ahtisaari, i cili ishte president i Finlandës nga 1994 deri në 2000, fitoi çmimin Nobel për Paqe për kontributin e tij të gjatë në ndërmjetësimin e paqes, dhe ndërmjetësimin në çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Deri të hënën, Finlanda kishte 3.064 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 59 të vdekur nga virusi./Gazeta Sinjali/