image Ahmeti: Uroj që të gjitha palët me urtësi të pranojnë rezultatet

Rajon

Ahmeti: Uroj që të gjitha palët me urtësi të pranojnë rezultatet

news image

Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Pas votimit është deklaruar kryetar i Bashkimit Demokratike për Integrim Ali Ahmeti.

Ahmeti votimet i ka cilësuar zgjedhjet si festë shtetërore dhe familjare.

Ai tha se shpreson se të gjitha palët në zgjedhje të pranojnë rezultatet me urtësi dhe arsye.

“Dita e sotme është festë familjare, shtetërore pasi demonstrohet vlera të mirëfillta demokratike. Jemi shtet në prag të fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ky proces zgjedhor sigurisht se ndikon në vlerat që ne po ndërtojmë dhe pas përmbylljes së procesit uroj që të gjitha palët, me urtësinë dhe arsyen e fortë të pranojnë rezultatet”.

/GazetaSinjali/