image Ahmeti: Qeveria e ka neglizhuar situatën në Deçan

Politikë

Ahmeti: Qeveria e ka neglizhuar situatën në Deçan

news image

Pas gjendjes së shkaktuar në Deçan ku mbi 1 mijë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që dyshohet se janë helmuar nga uji i pijes, ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, shkruan Gazeta Sinjali.

Ahmeti ka theksuar se Qeveria e ka neglizhuar këtë situatë në vend se ta marrë më seriozisht atë.

Përderisa nuk ka një qëndrim zyrtar lidhur me këtë situatë nuk mund ta flasë se çka po ndodh. Qeveria e ka neglizhuar situatën në vend se ta marrë seriozisht”, ka thënë Ahmeti për EO.

Tutje ai ka shtuar se të gjitha komunat kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar të tejkalohet kjo vështirësi.

Raportet na flasin ndryshe. Ju e patë nga IKShPK-ja analizat që dolën. Ajo që mund të them është që të gjitha komunat kanë shprehur gatishmërinë për një mundësi të mobilizimit të përbashkët që Deçani ta tejkalojë këtë vështirësi”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/