Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti e ka uruar Vjosa Osmanin pasi që e njëjta u votua në krye të institucionit më të lartë në vend, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një shkrim në Facebook, Ahmeti ka thënë se shtetformimi është rrugëtim e jo destinacion.
“Kosova sot frymon e plotësuar me formimin e të gjitha Institucioneve dhe uroj që të frymoj edhe përgjegjësia institucionale ndaj interesave qytetarë. Ndërtimi institucioneve është detyrë e çdo qytetari, partie po se po. Mbi të gjitha është Republika jonë”, ka shkruar ai.