image Ahmeti: Nëse lajmi për zgjedhje është i vërtetë, është lajm i mirë

Politikë

Ahmeti: Nëse lajmi për zgjedhje është i vërtetë, është lajm i mirë

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas lajmeve që Gjykata Kushtetuese do të vendosë kundër Qeverisë Hoti dhe vendi do të shkojë në zgjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Ahmetit, nëse ky lajm është i vërtetë atëherë është i mirë për qytetarët. Ai tha se situata politike është e paqëndrueshme në kohë të krizës.

“Nuk po e vlerësoj aftësinë e kësaj apo asaj qeverie – thjeshtë ishte e qartë që situata është e paqëndrueshme në kohë të krizës. Kuvendi nuk po mblidhet dhe nuk po diskuton gjërat e rëndësishme. Qeveria nuk i ka votat e qëndrueshme e as opozita nuk po i bën votat për rrëzim. Vetëm shpresoj se Kuvendi kalon buxhetin ose së paku autorizimet për dy muaj për buxhetin 2021. Përndryshe mbesim pa asnjë cent në kohën e krizës më të madhe”, shkroi ndër të tjera Ahmeti në Facebook./Gazeta Sinjali/