Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po vazhdon kritikat ndaj masave të reja që janë paralajmëruar nga qeveria për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas tij, orari për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve nuk ka efekt, sepse shumica e personave që punojnë në institucione publike mund të jenë të infektuar me koronavirus.
Po ashtu, Ahmeti theksoi se në listat e IKSHPK-së ka shumë persona që banojnë në kryeqytet, por nuk janë të regjistruar si banorë të komunës së Prishtinës.
“Sipas kritereve të qeverisë, nëqoftëse Komuna i ndërpren testimet dhe ndalon laboratorët privatë në Prishtinë, atëherë për pesë ditë do të jemi në zonën e gjelbër, sepse nuk do të kemi raste pozitive.
Qeveria po e merr për bazë 201,000 banorë në Prishtinë, a ka plotë njerëz në lista të IKSHP që banojnë në Prishtinë por nuk janë të regjistruar në Prishtinë. (Vetëm nga numri i nxënësve Prishtina i ka 320 – 350 mijë banorë). Kjo është me rëndësi sepse si kriter po e marrin numrin e të infektuarve për 100,000 banorë.
Rastet pozitive si përqindje e testimeve janë të njëjta në krejt Kosovën. Ky është kriteri që duhet të përdoret”, shkroi ndër të tjera Ahmeti në Facebook./Gazeta Sinjali/