image Ahmeti nënshkruan marrëveshjen e grantit për performancë të mirë

Kosovë

Politikë/ Ahmeti nënshkruan marrëveshjen e grantit për performancë të mirë

news image

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar se sot në praninë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministres në detyë të Administratës dhe Pushtetit Lokal, Emilija Redzepi, kanë nënshkruar marrëveshjen ndërmjet kësaj ministrie dhe Komunës së Lipjanit për grantin e fituar për performanc të mirë.

Sipas tij, mjetet nga fondi i MAPL dhe ambasadës zvicerrane, suedeze dhe norvegjeze janë shpërblim për performancën e mirë të komunës sipas indikatorve të publikuar nga MAPL.

“Këto mjete do të investohen në asfaltimin e rrugës “Marie Shllaku”, ndërtimi i shtratit të lumit “Janjevka” në Lipjan dhe Vazhdimi i shtegut të ecjes dhe bicikletave për gjatë lumit “Sitnica” deri te lidhja me rrugën “Marie shllaku”. Një falënderim i veçantë DEMOS-it për ndihmën e vazhdueshme që po e jep në projekte të fushave të ndryshme në Lipjan”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/