image Ahmeti apelon te qytetarët: Mos e nënçmoni dhe mos e injoroni rrezikun nga koronavirusi

Shëndetësi

Ahmeti apelon te qytetarët: Mos e nënçmoni dhe mos e injoroni rrezikun nga koronavirusi

news image

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se gjendja me COVID-19 në këtë komunë është serioze me trend të rritjes, pasi javën e fundit është rritur numri i të prekurve me koronavirus.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se kërkohet shumë më tepër kujdes dhe përmbajtje të rekomandimeve të IKSHP.

“Bartja e maskave dhe mbajtja e distancës janë masa mbrojtëse që duhet t’i aplikojmë të gjithë. Ne ju lutemi me mirëkuptim të marrim seriozisht se Virusi ekziston dhe merr jeta të njerëzve. Mos e nënçmoni, mos e injoroni faktin e rrezikut nga ky virus. Në Komunën tonë tash më janë shënuar dy raste të vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19. Me këtë rast shprehim ngushllime familjarve që humbin më të dashurit e tyre dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të gjithë të identifikuarve me COVID-19”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/