image Aheng familjar në Gjakovë, intervenon policia

Siguri

Aheng familjar në Gjakovë, intervenon policia

news image

Pas pranimit të informatës për grumbullimin e disa qytetarëve në një restorant në Gjakovë, policia dhe inspektorët komunal kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në një aheng familjar me rreth 130 pjesëmarrës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 10:15, njofton policia në raportin 24 orësh.

Pjesëmarrësit janë shpërndarë nga patrullat policore, ndërsa është arrestuar pronari i restorantit dhe më pas është intervistuar në lidhje me rastin.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/