Dy kandidatëve për president të Barcelonës u është kumtuar lajmi se Aguero ka shprehur interesim për të kaluar tek klubi nga katalonia, transmeton Sinjali Sport.
Agueros i përfundon kontrata në fund të sezonit me Manchester Cityn ndërsa shkaku i lëndimeve ka pasur pak paraqitje dhe nuk ka shënuar këtë sezon.
Cadena SER raportoi se Aguero kishte thënë se ai do të ishte i lumtur nëse do të lëvizte tek Barcelona kur përfaqësuesit e tij u kontaktuan për një transferim të mundshëm.
Megjithatë kjo nuk dihet nëse do ta bindë Lionel Messin të vazhdojë me klubin nga Katalonia. /Sporti në Sinjali/