image Aguero pafat, infektohet sërish me COVID-19

Futboll

Aguero pafat, infektohet sërish me COVID-19

news image

Sergio Aguero ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pak ditë pas transferimit të tij tek Barcelona, transmeton “Mirror” përcjell Sinjali Sport.

Ish-lojtari i Manchester Cityt tani do t’i humb dy ndeshjet kualifikuese për në Botëror të Argjentinës kundër Kilit dhe Kolumbisë.

Thuhet se Aguero ka testuar pozitiv në një test të shpejtë të bërë nga Federata e Futbollit të Argjentinës në Ezeiza pranë qytetit të Buenos Aires.

Bëhet e ditur se tani Aguero është duke pritur rezultatet nga testi i tij i dytë PCR.

Kjo është hera e dytë që Aguero infektohet me virusin COVID-19, ku në të kaluarën, më saktësisht në muajin shkurt, sulmuesi 33 vjeçar ishte izoluar në qytetin e Manchesterit, pasi që së bashku me gruan e tij Sofia Calzetti rezultuan pozitiv me virusin korona. /Gazeta Sinjali Sporti/