Sergio Aguero nuk e ka nisur mbarë aventurën e tij te Barcelona.
Aguero nuk u paraqit mbrëmë në ndeshjen e trofeut Gamper që Barcelona e zhvilloi kundër Juventusit.
Klubi spanjoll para ndeshjes përmes një komunikate bërë të ditur lëndimin e sulmuesit, por nuk dhanë datë se kur mund të rikthehet.
Megjithatë ai është parë duke ecur me vështirësi mbrëmë, gjë që ka shtuar ‘frikën’ e drejtuesve të klubit.
Sipas gazetarit të RAC1, Gerard Romero, 33-vjeçari do të mbetet jashtë fushave shkaku i lëndimit deri në nëntor.
Lajm aspak i mirë ky për “Blaugranët” që po përballen me probleme të shumta kohëve të fundit. /Gazeta Sinjali Sporti/