I zhgënjyer që nuk arriti triumfin në Champions League, Sergio Aguero e lë Manchester Cityn jo në formën si e kishte planifikuar.
Ai sot do të udhëtojë drejt Barcelonës, ndërsa nesër do t’u nënshtrohet testeve mjekësore.
Sergio Agüero will be in Barcelona in the next few hours in order to undergo his medical. Contract until June 2023 already signed. Eric Garcia set to be announced too. Gini Wijnaldum deal will be officially completed in the next few days, here-we-go confirmed. ???????? #FCB #Barça
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 30, 2021
Pasi t’i ketë kaluar këto, ai do të udhëtojë për në Argjentinë, atje ku do të përgatitet për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës dhe për Copa American që zhvillohet këtë verë.
Prezantimi i tij si futbollisti më i ri i Barcelonës do të bëhet pas datës 10 korrik, atëherë kur do të përfundojë edhe turneu i Copa Americas.
32-vjeçari kështu i thotë lamtumirën Manchester Cityt pas 10 viteve të kaluara duke qenë pika kryesore e klubit në sulm.
Para Cityt, Aguero luajti për Atletico Madridin dhe Independiente. /Gazeta Sinjali Sporti/