Aguero do të vishet sërish me fanellën e Barcelonës, më saktë do veshë fanellën Barcelona S.C. më 28 janar, si një mysafir i “Natës së Verdhë”, ndeshje që do të shërbejë si prezantim i ekipit ekuadorian për tifozët e tij.
Ka qenë vetë ish-futbollisti që ka konfirmuar praninë e tij në rrjetet sociale.
“Mezi pres të jem atje dhe të argëtohem. Kam kryer kontrolle nga mjeku kardiolog, jam shumë mirë dhe tashmë kam filluar stërvitjen, kështu që do të mund të luaj në Natën e Verdhë. Shpresoj të argëtohem. Ndihem shumë mirë, kam një çip për të mbajtur kontrollin, kështu që do të jem në gjendje të luaj”- deklaroi golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester City me 260 gola, i cili njoftoi tërheqjen si futbollist profesionist në dhjetor 2021 për shkak të një problem kardiak.
Ai gjithashtu komentoi se ka punësuar një fizioterapist për të qenë në kushtet më të mira të mundshme, pasi në Katar ka pësuar një shqetësim të vogël.