image AGK ngushëllon për vdekjen e gazetares Ardita Sylejmani

Kosovë

Telegram/ AGK ngushëllon për vdekjen e gazetares Ardita Sylejmani

news image

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar me një telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetares së Radio Televisionit të Kosovës, Ardita Sylejmanit.

AGK shpreh dhimbjen për humbjen e gazetares, duke e quajtur tronditës lajmin për vdekjen e saj.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me trishtim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares Ardita Sylejmani Bllaca. Kjo vdekje e papritur ka tronditur shumë njerëz, jo vetëm ata që e njihnin personalisht, por edhe ata që e njohën vetëm nga ekrani”, shkruhet në telegramin e AGK-së.

https://www.facebook.com/asociacioniigazetareve/posts/2390545164346885

Gazetarja e mediumit publik, Ardita Sylejmani ka ndërruar jetë në Budapest të Hungarisë.

Gazeta Sinjali merr vesh se gazetarja me prejardhje nga Gjilani ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes. Ajo ka pasur komplikime shëndetësore ndërsa përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

Ajo ka lënë pas vetes tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur./Gazeta Sinjali/