image AGK: Gazetarët të respektojnë Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe atë Etik gjatë punës së tyre
[wp-story id="814678"]

Kosovë

AGK: Gazetarët të respektojnë Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe atë Etik gjatë punës së tyre

news image

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, u ka bërë thirrje gazetarëve që të respektojnë Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Kodin Etik për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës, gjatë zhvillimit të punës së tyre.

Ky reagim i AGK-së vjen pasi një media online ka publikuar sot një audio-incizim, ku pretendohet se gazetari i portalit ‘Insajderi’ Visar Duriqi bisedon me një person të quajtur Halit Sahitaj i cili pyet gazetarin lidhur me shumën që duhet paguar në këmbim të publikimit të artikujve për persona të caktuar në këtë portal.

AGK ka shtuar se kredibiliteti i mediave është ngushtë i lidhur me zbatimin e standardeve etike dhe ligjore nga ana e gazetarëve.

Postimi i plotë:

AGK-ja qëndron për respektim të Kodit Etik të Mediave

Në dritë të zhvillimeve të fundit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dëshiron të ritheksojë se qëndron prapa thirrjes që gazetarët të respektojnë Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Kodin Etik për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës, gjatë zhvillimit të punës së tyre.

AGK-ja e ka parasysh se kredibiliteti i mediave është ngushtë i lidhur me zbatimin e standardeve etike dhe ligjore nga ana e gazetarëve.

AGK-ja inkurajon zhvillimin e gazetarisë profesioniste, e cila është shtyllë e rëndësishme në funksionimin e demokracisë të një vendi.

/Gazeta Sinjali/