Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar arrestimin e kameramanit Albion Selitaj, gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në zyret e “AgroKosova Holding”.
AGK ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të kameramanit të agjencisë së lajmeve Ekonomia Online, si dhe ka dënuar ashpër sjelljen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Reagimi i plotë:
AGK-ja dënon arrestimin e kameramanit, Albion Selitaj – kërkon lirimin e menjëhershëm
Policia e ka arrestuar sot në Suharekë kamermanin e agjenicsë së lajmeve, Ekonomia Online, Albion Selitaj, në kohën që ai po bënte detyrën e tij, duke raportuar nga aksioni i Policisë në NBI “Suhareka”.
AGK-ja e dënon ashpër sjelljen joprofesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tij.
AGK-ja pret nga Policia e Kosovës që në vend se të pengojë, të mundësojë kushte për raportim të punëtorëve medial në ngjarje të tilla.