Agjenti i Antonio Rudiger thuhet se ka telefonuar Real Madridin për të ofruar shërbimet e mbrojtësit të Chelseat, duke zbuluar kërkesën e tij për pagën, transmeton Sinjali Sport.
Kontrata e Rudiger në Stamford Bridge skadon në verë dhe Blutë nuk lejohen të negociojnë një marrëveshje të re derisa të ndryshojë pronësia e Chelseat. Gjigantët e Premier League nuk mund të aranzhojnë një marrëveshje të re me gjermanin për shkak të sanksioneve të vendosura nga qeveria britanike ndaj Roman Abramovich.
Sipas Marca, agjenti i lojtarit ka telefonuar Real Madridin dhe i ka thënë gjigantëve të La Ligës se 29-vjeçari është i hapur për t’u transferuar në Santiago Bernabeu në verë, por po kërkon një marrëveshje katërvjeçare me vlerë 55 milionë euro, e cila përfshin paga dhe bonuse nënshkrimi.
Real Madridi nuk ka marrë ende një vendim për nënshkrimin e mundshëm të Rudiger, agjenti i të cilit gjithashtu u takua me drejtorët e Barcelonës disa javë më parë.