E ardhmja e Robert Lewandowskit vazhdon të mbetet e paqartë.
Polaku po dëshiron largimin nga Bayerni, ndërkohë që klubi gjerman nuk po dëshiron ta largojë.
Së fundi ka folur edhe agjenti i polakut, Pini Zahavi, ku ka konfirmuar se klienti i tij dëshiron largimin pasi nuk u vlerësua nga Bayerni.
“Robert Lewandowski dëshiron të largohet këtë verë, ne nuk na interesojnë paratë. E vërteta është se ai nuk ndihet më i respektuar nga drejtuesit e Bayernit. Bayerni e humbi Robertin jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri”, ka deklaruar agjenti i polakut.