image Agjenti i Lautaros: Nuk ka kuptim që ai të largohet nga Interi, ndjehet i lumtur te klubi

Futboll

Agjenti i Lautaros: Nuk ka kuptim që ai të largohet nga Interi, ndjehet i lumtur te klubi

news image

Agjenti i Lautaro Martinez, Camano, ka folur përsëri mbi të ardhmen e klientit të tij, në mes spekulimeve për një largim të mundshëm.

Është spekuluar se Lautaro mund të largohet nga Interi këtë verë, me rikthimin e Lukakut tek klubi zikaltër.

Sidoqoftë, agjenti i argjentinasit ka përsëritur edhe njëherë se klienti i tij nuk do të largohet nga Interi.

“Nuk ka kuptim të largohet nga Interi, ai është një nivel i lartë atje dhe ndihet i dashur nga tifozët. Lautaro është padyshim i lumtur te Interi”, ka deklaruar ai.

/GazetaSinjaliSport/