image Agjenda: Nesër në mëngjes Besnik Bislimi i pret në Qeveri dy delegacione

Agjenda: Nesër në mëngjes Besnik Bislimi i pret në Qeveri dy delegacione

news image

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nesër në mëngjes do të presë në Qeveri delegacione nga Finlanda dhe Irlanda.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, delegacionet kryesohen nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.

Pas takimit do të ketë konferencë të përbashkët për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë, koha 08:45”, njofton ZKM.

/GazetaSinjali/