image Nesër protestojnë serbët, të pakënaqur me marrëveshjen për ta paguar rrymën

Kosovë

Nesër protestojnë serbët, të pakënaqur me marrëveshjen për ta paguar rrymën

news image

Iniciativa Qytetare “Mbijetesa e serbëve”, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për energjinë, organizon protestë me sloganin “Kush e fiket dritën në veri”.

 Protesta është paralajmëruar për nesër (24.06.2022), te monumenti i Princit Llazar, me fillim nga ora 19.00.

Njëkohësisht, “Mbijetesa e serbëve” u bën thirrje “të gjithë qytetarëve të mendimit të lirë të bashkohen në protestën kundër padrejtësive, vendimeve të fshehta dhe jotransparencës që u kanë shkaktuar dëme të pamata qytetarëve në veri të Kosovës”.

Pas paralajmërimit të protestës, lideri i iniciativës, Aleksandar Arsenijeviq, sot ka vendosur të vizitojë Mitrovicën e Veriut.

Siç ka deklaruar në profilin e tij në Instagram, nga përfaqësuesit e Elektrokosmetit sipas sistemit serb, ka tentuar të kuptojë se çfarë po ndodh me licencën që kanë marrë dhe si do të ndikojë tek qytetarët e Veriut, shkruan kossev.

Jemi munduar që nga përfaqësuesit e Elektrokosmetit sipas sistemit serb të kuptojmë së pari se çfarë po ndodh me licencën që kanë marrë dhe si do të ndikojë tek qytetarët në veri të Kosovës. Dhe një përgjigje të papritur morëm nga drejtoresha Ljiljana Gjoroviq”, ka thënë Arsenijeviq, duke publikuar një video nga vizita e tij në këtë institucion.

Kujtojmë se të martën në Bruksel u mbajt rundi i ri i dialogut, në të cilin u arrit marrëveshja për energjinë për nëntë pika, e para prej të cilave ishte që ZRRE-ja t’i lëshonte licencën Elektrosever.

/GazetaSinjali/