image Kuvendi nesër vazhdon debatin për grevën

Politikë

Kuvendi nesër vazhdon debatin për grevën

news image

Kuvendi i Kosovës të enjten do ta vazhdojë seancën, ku në rend të ditës janë pikat e papërfunduara nga seanca e 15 shtatorit dhe 4 gushtit.

Kuvendi ka njoftuar se seanca do të nisë në orën 11:00, ndërkaq pika e parë është vazhdimi i debati parlamentar për grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i cili ka nisur në seancën e javës së kaluar.

Në rend dite janë edhe shqyrtimi i disa projektligjeve dhe disa raporteve vjetore të agjencive të pavarura.

/GazetaSinjali/