image Kryetari i shoqatës sindikale të QKUK-së: Nesër mbahet greva para Qendrës Emergjente

Shëndetësi

Kryetari i shoqatës sindikale të QKUK-së: Nesër mbahet greva para Qendrës Emergjente

news image

Kryetari i shoqatës sindikale të QKUK-së, Xhemajl Selmani, ka mohuar se është anuluar greva e nesërme e kësaj shoqate.

“Në orët e pasdites një person i pa rëndësishëm, në emër të një shoqate sindikale me disa anëtarë, i favorizuar nga segmente të caktuara të pushtetit, ka dalë me komunikatë kinse është anuluar protesta e nesërme e organizuar nga shoqata sindikale e QKUK!”, ka shkruar ai.

Ai tha se greva do të mbahet nesër nga ora 10:30 para qendrës emergjente. Kërkesa e tyre është rritja e pagave për 50 për qind deri në implementimin e Ligjit të Pagave.

Komunikata e plotë:

Në orët e pasdites një person i pa rëndësishëm, në emër të një shoqate sindikale me disa anëtarë, i favorizuar nga segmente të caktuara të pushtetit, ka dalur me komunikatë kinse është anuluar protesta e nesërme e organizuar nga shoqata sindikale e QKUK!

Kërkojmë nga mediat të cilat e kanë shpërndarë këtë komunikatë të këtij individi që ta demantojnë atë sepse kjo ndërhyrje, në aspektin ligjor trajtohet si ndërhyrje në organizimin sindikal.

Nesër me dt.21.09.22 në orën 10.30 para qendrës emergjente do të mbahet protesta e paralajmëruar me kërkesë për rritje pagash 50% deri në implementimin e ligjit të pagave.

Tani, ftojmë anëtarësinë e gjërë për pjesmarrje në këtë protestë!

Shihemi te vendi, në 10.30

Me respekt,

Kryetari i shoqatës sindikale të QKUK

Dr Xhemajl Selmani

/GazetaSinjali/