image Agjenda e Ramës gjatë vizitës së sotme në Kosovë, së pari do të takohet me Limajn

Politikë

Agjenda e Ramës gjatë vizitës së sotme në Kosovë, së pari do të takohet me Limajn

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë sot Kosovën.

Rama do të takohetme të gjithë udhëheqësit e vendit, presidentin Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti, kryeparlametnarja Vjosa Osmani si dhe liderët të partive.

Agjenda e vizitës së Ramës në Kosovë nis me takimin që ai do ta ketë me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn në orën 13:15.

Pas takimit, Rama do të marrë pjesë edhe në një drekë pune të shtruar nga Limaj.

Pas ushqimit, në orën 15:00 Rama pritet të takohet me kryeparlamentaren e Kosovës, Vjosa Osmanin në Kuvend.

Pas Osmanit, në orën 16:00 Rama do të shkojë në Kryeministri për t’u takuar me kryeministrin Avdullah Hoti.

Në orën 18:00 është paraparë takimi i Ramës me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, në selinë e partisë së këtij të fundit.

Agjenda e kryeministrit shqiptar në ditën e parë të vizitës së tij në Kosovë përfundon me takimin që do ta ketë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Ky takim është paraparë të zhvillohet në orën 18:50.

Vizita e Ramës po bëhet në një situatë të vështirë nëpër të cilën po kalon vendi, pas zhvillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë ndaj presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veselit.

Gjatë së enjtes, Rama pati një deklarim në Kuvendin e Shqipërisë ku foli gjerë e gjatë për luftën e pastër të UÇK-së dhe aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit, të cilat i cilësoi si baltë të rëndë mbi të gjithë shqiptarët. /Gazeta Sinjali