image Agjencioni për Financim në Kosovë ua bën 8 me 2 hajnave: Në kasafortën e vjedhur nuk kishte asnjë cent

Siguri

Agjencioni për Financim në Kosovë ua bën 8 me 2 hajnave: Në kasafortën e vjedhur nuk kishte asnjë cent

news image

Filiali i institucionit mikrofinanciar “Agjencioni për Financim në Kosovë” që ndodhet në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan ka qenë cak i hajnave mëngjesin e sotëm rreth orës 02:30, shkruan Gazeta Sinjali.

Ani pse, njëri nga të dyshuarit arriti të marrë me vete kasafortën e vjedhur, u aksidentua dhe u kap nga policia në fshatin Qylagë të Lipjanit.

Në afërsi të automjetit të aksidentuar, policia gjeti kasafortën e cila ishte e zbrazët.

Nga Agjencioni për Financim në Kosovë kanë thënë për Gazetën Sinjali se kasaforta e vjedhur ka qenë e zbrazët që nga fillimi dhe se i dyshuari nuk ka arritur të marrë asnjë cent nga ky institucion mikrofinanciar.

“Pasi që vjedhjet janë shpeshtuar, AFK ka marrë vendim që të mos ketë para të gatshme (CASH) nëpër degët tona gjatë tërë kohës dhe nuk kanë vjedhur asnjë cent. Gjithashtu, sa i përket dëmeve materiale kanë qenë shumë të vogla”, thuhet në përgjigjet e AFK-së./Gazeta Sinjali/