image Agjencia për Privatësi: PSD-ja ka publikuar të dhënat personale të qytetarëve

Sociale

Agjencia për Privatësi: PSD-ja ka publikuar të dhënat personale të qytetarëve

news image

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka reaguar ndaj aksionit të zhvilluar nga ana e Partisë Socialdemokrate.

Kjo agjenci në reagim se PSD-ja gjatë realizimit të aktivitetit të saj ka shpalosur të dhëna personale të qytetarëve të Kosovës.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi u bën thirrje subjekteve mediatike/portaleve, ashtu si edhe qytetarëve që përdorin rrjetet sociale, të respektojnë kuadrin ligjor në fuqi në mbrojtjen e të dhënave personale, që gjatë transmetimit apo njoftimit me lajmin të mos publikojnë të dhënat personale të qytetarëve që gjenden në listat e shpërndara, duke aplikuar efektet e mjegullimit”, thuhet në reagim.

“Partia Social Demokrate e Kosovës, përmes një aktiviteti të saj para objektit të Qeverisë së Kosovës ka shpalosur listat me nënshkrimet e peticionit të vitit 2016 kundër Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ato lista përmbajnë kategori të të dhënave personale të qytetarëve, të cilat janë mbledhur dhe përpunuar për një qëllim specific”, thuhet në komunikatë.

/GazetaSinjali/