image Agim Veliu: Vendimi i sotëm për targat është nënshkruar nga unë

Siguri

Agim Veliu: Vendimi i sotëm për targat është nënshkruar nga unë

news image

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për reciprocitet ndaj Serbisë sa i përket targave, shkruan Gazeta Sinjali.

Veliu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë që vendimi i sotëm i MPB-së për vendosje të reciprocitetit ndaj Serbisë për targat është nënshkruar nga ai kur ishte ministër i Punëve të Brendshme në kuadër të Qeverisë Hoti.

Vendimi i sotëm i MPB për vendosje të reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve është zbatim i vendimit, të cilin në cilësinë e Ministrit të Punëve të Brendshme e kam nënshkruar më 17.09.2020, për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr.02/2018 për Regjistrimin e Automjeteve me Targa KS”, ka shkruar ai.

Veliu ka thënë që është lajm i mirë që  Qeveria Kurti po i njeh marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara nga Qeveria Hoti.

Ai ka thënë që është detyrë dhe obligim parësor i të gjithëve për ta ruajtur subjektivitetin shtetëror dhe sovranitetit e Republikës së Kosovës.

Krahas implementimit të vendimeve të marra nga Qeveria e kaluar, lajm i mirë është se Qeveria aktuale po i njeh marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara në kohën e Qeverisë Hoti. Detyrë dhe obligim parësor i të gjithë neve është ruajtja e subjektivitetit shtetëror dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës

/GazetaSinjali/