image Agim Veliu reagon për lajmin se ai merr në kabinetin e tij ish-këshilltarin e Haradinajt

Kosovë

Njoftim/ Agim Veliu reagon për lajmin se ai merr në kabinetin e tij ish-këshilltarin e Haradinajt

news image

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka reaguar lidhur me lajmin se “Agim Veliu merr në kabinetin e tij ish-këshilltarin e Haradinajt”, që është publikuar sot në mediat e Kosovës.

Me këtë rast, MPBAP, përmes një njoftimi sqaron për qytetarët se këshilltari i ministri Agim Veliu, z. Lulzim Fushtica, nuk ka qenë asnjëherë këshilltar i ish-Kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe nuk ka marrë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës.

“z. Lulzim Fushtica ka qenë Koordinator Nacional për Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit 2015/2020, pjesë e projektit të Programit të Ndihmës Ndërkombëtare për Trajnime në Hetimet Penale (ICITAP) nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dhe si i tillë nuk ka qenë pjesë e kabinetit Haradinaj”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Sinjali/